Futboll

Nigeria mposht edhe Sudanin, kryeson me pikë të plota

Nigeria bëhet skuadra e tretë që arrin dy fitore radhazi në Kupën e Kombeve të Afrikës. “Super Shqiponjat” mposhtën 3-1 Sudanin në një ndeshje që e dominuan në çdo drejtim, edhe pse gjatë pjesës së dytë, edhe për shkak të rezultatit të thellë, lëshuan shumë terrern, po pa e vënë në diskutim fitoren. Chukwueze e zhbllokoi takimin që në minutën e pestë, ndërsa në fundin e fraksionit hapës realizi edhe Awoniyi.

Sapo nisi pjesa e dytë, sulmuesi i Nantes, Moses Simon, e thelloi rezultatin në 3-0, duke ndikuar edhe në uljen e ritmit nga futbollistët e Nigerisë. Sudani arriti të shënonte golin e nderit me Walieldin Khidir me 11-metërsh në të 70-tën, finalizim që vlejti vetëm për statstikë. Në takimin e parë në grup, Nigeria kishte fituar 1-0 me Egjiptin.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency