Merkato

Si gaboi Barça me “bomberin” e Fiorentinës, mund ta kishte blerë për vetëm 18 milionë euro

Një nga objektivat prioritare që Barcelona ka për këtë merkato, por edhe për verën e ardhshme, është afrimi i një ose dy qendërsulmuesve. Një nga emrat që ka “piketuar” sekretari teknik është Dushan Vlahovic, sulmuesi i Fiorentinës, që po bën një sezon të shkëlqyer në Serinë A. Nuk është vetëm klubi i Barçës që e synon, pasi serbi është në listën e shumë klubeve të mëdha në Evropë.

Operacioni është kompleks, sepse çmimi i transferimit të lojtarit nuk bie nën 70-80 milionë euro dhe me kalimin e kohës mund të rritet edhe më shumë. Megjithatë, Barcelona pati mundësinë të nënshkruante me sulmuesin për 18 milionë verën e kaluar dhe e la këtë mundësi t’i ikë.

Gjithçka nisi në gusht 2020. U organizua një takim mes Darko Ristic, menaxherit të lojtarit, dhe Drejtorisë Sportive të Barçës të drejtuar nga Eric Abidal në atë kohë. Fiorentina ishte gati ta huazonte sulmuesin, por Barça ishte e detyruar ta blinte në verë të vitit 2021 për 18 milionë euro, pra për një shumë edhe më të vogël se ajo e shpenzuar për Dest.  

Çuditërisht, drejtuesit e Barcelonës nuk e pranuan këtë propozim, pasi në javët e fundit të sezonit 2020-2021, rendimenti i sulmuesit kishte pësuar rënie, çka kishte krijuar dyshime mbi cilësitë e tij. Një mundësi e humbur, duke parë ecurinë e sulmuesit të Fiorentinës gjatë sezonit të kaluar dhe problemet Barcelonës në sulm.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency