Nuk e dinte që ishte zëvendësuar, Da Silva shpërthen me të shara ndaj trajnerit Brdaric (video)
Në derbin e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia, u shënua një episod i pazakontë gjatë pjesës së parë. Sulmuesi brazilian i shkodranëve, Victor da Silva, mbeti i dëmtuar rëndë në fushë, pas përplasjes me kundërshtarin, duke e detyruar stafin që ta ndërhynte menjëherë, duke hedhur në fushë në vend të tij mesfushorin Mustedanagic.
Pasi mori ndihmën e stafit mjekësor, Da Silva kërkoi të hynte në fushë, ngaqë nuk e dinte që ishte zëvendësuar. Pasi e kuptoi që ishte e pamundur të rikthehej në lojë, teksa po hynte në tunel, shpërtheu me të shara ndaj trajnerit Brdaric, moment i regjistruar edhe nga kamerat e SuperSportit. Braziliani drejtohet me fjalët: “F*ck off, çfarë problemi ke, isha në gjendje për të luajtur.”



