Aubameyang dhe Lemina me probleme në zemër, lënë zyrtarisht grumbullimin e Gabonit!
Gaboni do ta vazhdojë Kupën e Afrikës pa dy prej lojtarëve të saj kryesore. Sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang dhe mesfushori Mario Lemina kanë braktisur grumbullimin e ekipit përfaqësues pasi të dy kanë rezultuar se kanë probleme në zemër duke mbyllur para kohe aventurën e tyre në Kupën e Afrikës që po zhvillohet aktualisht në Kamerun.
Të dy lojtarët kaluan COVID-19 gjatë ditëve të fundit, por virusi famëkeq i ka lënë me pasoja në zemër dhe si Aubameyang ashtu edhe Lemina nuk kaluan testet kardiake dhe duhet të kthehen në klubet e tyre respektive. Ka qenë vetë Federata e Gabonit që ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë çështje madje ka folur edhe trajneri Patrice Neveu i cili i ka cilësuar si mungesa shumë të rëndësishme ato të Aubameyang dhe Lemina.



