Gossip

Youtuberi i famshëm shpërndan foton nudo me të dashurën dhe shpalos objektivat për vitin 2022

Youtuberi i famshëm, Jake Paul, i shndërruar një boksier profesionist në modë (fitoi 40 milionë dollarë për tri ndeshjet e tij gjatë vitit), ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të duke publikuar një foto nudo me të dashurën e tij, modelen Julia Rose.

Dëshira e Jake Paul në ditëlindjen e tij të 25-të është: “Të udhëtojë në hapësirë me Jeff Bezos, Richard Branson ose Elon Musk”

Jake Paul e ndau foton e tij me 18.6 milionë ndjekësit në Instagram, të cilëve u shpjegoi objektivat e tij vitin në vazhdim.

– Të përmirësohet çdo ditë dhe të shijojë çdo moment.

–  Të promovojë boksieren Amanda Serrano dhe boksin e femrave.

– Të ndihmojë sa më shumë fëmijë të jetë e mundur përmes Fondacionit Boxing Bullies.

– Të udhëtojë në hapësirë me Jeff Bezos, Richard Branson ose Elon Musk.

Sipas “The Sun”, Jake Paul ka nisur negociatat për t’u ndeshur Mike Tyson, në Las Vegas, në një ndeshje boksi që pritet të gjenerojë 43 milionë dollarë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency