E ardhmja e Muriqit bën Taren nervoz: Nuk ka asnjë të vërtetë!
Në këtë merkato të janarit, e ardhmja e Vedat Muriqit është një nga temat më të diskutuara. Sulmuesi i cili nuk ka bindur te Lacio, mund të largohet për të shkëlqyer në një tjetër destinacion teksa së fundmi është përfolur për një kalim në Rusi te CSKA e Moskës. Megjithatë, këto lajme e kanë nervozuar së tepërmi drejtorin e bardhekaltërve, Igli Tare.
Para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Udinese, Tare ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë mbi një kalim të Muriqit në Rusi duke theksuar se në këtë rast bëhet fjalë thjesht për një gazetari të keqe.
“Muriqi? Nuk është aspak e vërtetë se ai është pranë transferimit te CSKA e Moskës në Rusi. Këto janë çështje shumë keq të menaxhuara nga gazetarët, ndërsa nuk i shërbejnë mbështetesve të Lazios. Ne nuk bëjmë shaka me tifozët, vendimet e merkatos do të merren në bashkëpunim me trajnerin. Cilido që bën keqinformim nuk tregohet korrekt”, u shpreh i irrituar Tare.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



