Senegali ngec sërish por e mbyll si kokë grupi, kualifikohet edhe Guinea!
Edhe pse në skuadër emra me peshë si Sadio Mane, Dia e Diallo në repartin e avancuar, gjetja e golit mbetet problemi kryesor i Senegalit në Kupën e Afrikës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Cisse nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola edhe në sfidën e tretë në grup ndaj Malaëi megjithatë Senegali avancoi në 1/8 si kokë grupi pasi e mbylli grupin B në vendin e parë në kuotën e 5 pikëve.
Vetëm një gol ka realizuar deri tani Senegali që gjithsesi mbetet një nga ekipet favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Zimbabwe mposhti 2-1 Guinean por ishin këta të fundit që avancuan më tej si vendi i dytë në grup, ndërsa Zimbabwe pavarsisht fitores u eliminua. Ka shanse për t’u kualifikuar si një nga 4 të tretat më të mira Malawi që grumbulloi 4 pikë.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



