Kupa e Italisë

Lazio mposht Udinesen në shtesa, në çerekfinale e pret Milani!

Do të jetë Milan-Lazio një nga 4 sfidat çerekfinale të Kupës së Italisë. Bardhekaltrit e Maurizio Sarrit vuajtën shumë por në fund festuan një kualifikim të merituar përballë Udineses në raundin e 1/8-ave. Në Olimpico të Romës, Lazio triumfoi 1-0 pas kohës shtesë, sepse në kohën e rregullt pavarsisht rasteve të shumta të krijuara nga Muriqi me shokë, kryeqytetasit nuk e gjetën dot golin.

Në minutën e 80-të u fut në fushë edhe Elseid Hysaj ndërkohë që golin e fitores për Lazion e realizoi Ciro Immobile që mori vendin e Muriqit, në minutën e 106-të me italianin që theu rezistencën e Silvestrit me një parabol fantastike. Tashmë Lazio duhet të mendojë për sfidën e ardhshme në këtë kompeticion me shortin që e ka vënë përballë Milanit në një duel që pritet të dhurojë spektakël.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency