Kukësi “pazar” te Partizani, pritet prezantimi i ish-futbollistit të të kuqve!
Nga Partizani te Kukësi. Aventurë e re në Kategorinë Superiore për mbrojtësin Filip Gligorov. Burime te Supersport se 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është përforcimi i radhës në merkaton e dimrit.
Trajneri Diego Longo u kishte kërkuar drejtuesve afrime në repartin e mbrojtes, aty ku Kukësi ka më shumë mangësi dhe kërkesat e italianit kanë nisur të plotësohen nga krerët më të lartë të klubit verilindor.
Gligorov në gjysmën e parë të këtij sezoni u aktivizua me Partizanin, skaudër me të cilën nën drejtimin e Ilir Dajës u aktivizua në 7 takime në Abissnet Superiore, vetëm në 6 prej tyre si titullar.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



