Kupa e Italisë

Juventusi në çerekfinale, eliminon me “poker” golash Sampdorian!

Juventusi bind ndaj Sampdorias dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë aty ku do të ketë përballë fituesen e çiftit Sassuolo-Cagliari. Në “Allianz Stadium” bardhezinjtë e Max Allegrit fituan me rezultatin e thellë 4-1 përballë një Sampdorie që nuk kishte forcë për të përballuar Dybalan me shokë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Juves pas golit të Cuadrados ndërkohë në fillimin e fraksionit të dytë dyfishoi Rugani. Andrea Conti i ardhur së fundmi nga Milani u përpoq të rikthente në lojë Sampin por Juventusi shumë shpejt trefishoi me Dybalan ndërsa Alvaro Morata me penallti kompletoi pokerin. Një kualifikim i merituar për bardhezinjtë që do të kërkojnë të mbrojnë trofeun në Kupën e Italisë.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency