Video/ “Shqiponja kuqezi” fluturon në San Siro, Bajrami i shënon Interit një gol të gjithin shqiptar!
“Shqiponja kuqezi” fluturon në San Siro. Një gol i gjithi shqiptar në sfidën e raundit të 1/8 të Kupës së Italisë mes Interit dhe Empolit.
Skuadra toskane arriti të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 61-të duke zhvlerësuar golin e Alexis Sanchez falë finalizimit të Nedim Bajramit. Mesfushori i kombëtares shqiptare i ardhur në fushë në pjesën e dytë pasi mori një top nga mesfushori tjetër shqiptar Kristijan Asllani goditi fluturimthi duke mposhtur portierin rumun të zikaltërve Radu.
Lojtari i Shpresave, Asllani e ka nisur nga fillimi ndërkohë këtë sfidë. Bajrami e festoi golin e tij me gjestin e shqiponjës si për t’ia dedikuar atë të gjithë shqiptarëve.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



