Kategoria Superiore

Partizani për fitoren e radhës, Teuta kërkon kthesën e madhe

Vllaznia-Egnatia ishte dueli i parë i javës së 17-të në Abissnet Superiore. Takimi i luajtur në “Loro Boriçi” përfundoi në barazim 1-1, ndërsa sot zhvillohen dy takime të tjera: Partizani-Kastrioti dhe Teuta-Laçi.

“Demat” synojnë të arrijnë suksesin e dytë radhazi me Dritan Mehmetin në stol. Nëse Partizani ia del të marrë pikët maksimale sot, Vllaznia e vendit të katërt do të ishte vetëm tre pikë larg.

Pikë kërkon edhe Kastrioti i vendit të fundit, që një javë më parë mori një fitore shprese ndaj Teutës. Kampionët në fuqi nuk kanë marrë asnjë triumf në katër takimet e fundit në kampionat.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Ekipin e Edi Martinit e pret një përballje e vështirë. Laçi i Mirel Josës nuk humbet prej gjashtë ndeshjes, teksa në katër sfidat e fundit në Superiore nuk ka pësuar asnjë gol.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 13:45 dhe do të transmetohen live në Supersport: Partizani-KastriotiSupersport 4 dhe Teuta-LaçiSupersport 3.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency