Featured

“Bajrami ishte afër Juventusit”, presidenti i qartë: E vështirë ta mbaj në qershor

Nedim Bajrami po zhvillon një sezon shumë të mirë me Empolin. 22-vjeçari tetovar numëron pesë gola dhe katër asiste në kampionat, teksa ka shënuar edhe tre gola në Kupën e Italisë.

Disa klube po interesohen për kartonin e tij. Sassuolo ofroi 10 milionë euro disa ditë më parë, por Empoli refuzoi shitjen e lojtarit të kombëtares shqiptare në merkaton e janarit.

GDS raporton se në garë për Bajramin janë futur edhe Napoli e Lazio. Edhe Interi po monitoron me kujdes rritjen e tij, teksa e përditshmja italiane zbulon se lojtari ofensiv ishte shumë afër kalimit te Juventusi në vitin 2019, përpara se të transferohej tek Empoli.

Ndërkohë, presidenti Fabrizio Corsi ka komentuar interesimin e madh të klubeve të tjera për Bajramin dhe Parisin. ”Të dy mund të luajnë në një skuadër të rëndësishme.

E di se do vuaj në qershor për t’i mbajtur në ekip. Një lojtar që është titullar prej 2-3 vitesh ka nevojë për pritshmëri dhe motivime të tjera, kështu që e shoh normale që të dy kanë marrë oferta të shumta”, deklaroi presidenti i Empolit.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency