Featured

VIDEO/ Teuta në krizë totale, Laçi përmbys durrsakët dhe merr vendin e dytë

Teuta ka harruar të fitojë teksa ditën e sotme skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Martini ka koleksionuar disfatën e katërt radhazi duke qenë se në stadiumin e Egnatias u mposhtën me rezultatin 2-4. Në fakt, ndeshja nisi mirë për Djemtë e Detit të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës teksa kaluan në avantazh me anë të Albano Aleksit. Mesfushori lëshoi një silurë nga jashtë zonës duke e bërë të kotë përpjekjen e portierit Dajsinani. Megjithatë, kurbinasit tentuan të reagonin dhe në minutat në vazhdim Mazrekaj me Shehun provuan të shqetësonin portierin Qirko, por pa sukses.

Gjithsesi, goli ishte në “ajër” dhe Laçi gjeti barazimin me anë të Ardit Deliu në minutën e 48, i cili u tregua i shpejtë për të surprizuar mbrojtjen durrsake. Kështu, me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Mirel Josa ishin më të vendosur për të dalë me pikët e plota nga kjo përballje. dhe, momemti vendimtar ishte në minutën e 61 teksa Kotobelli ndërhyn gabimisht ndaj Zarubicës në minutën e 61. Arbitri Bastari fillimisht nuk akordon faull, mirëpo pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari kryesor jep penalltinë për miqtë.

Nga pika e bardhë, Saliu Guindo nuk gabon dhe shënon duke dërguar topin në një anë dhe portierin Qirko në anën tjetër. Sakaq, sulmuesi nuk u ndal vetëm me golin nga penalltia pasi në minutën e 73 shënon edhe golin e tretë për Laçin dhe të dytin personal teksa këtë herë mposht me kokë gardianin Qirko. Gjithsesi, në minutën e 80, Teuta provon të rihapë llogaritë e ndeshjes, teksa shënon me anë të Rubin Hebajt. Por, për të vendosur përfundimisht pikët në kasafortë, në minutën e 96, Ardit Deliu realizon një kryevepër duke shtangur portierin Qirko.

Megjithatë, goli shkodranit shërbeu vetëm për statistika duke qenë se rezultati nuk ndryshoi deri në fund teksa kurbinasit në këtë formë marrin vendin e dytë në klasifikim me 31 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6 me 18 pikë të grumbulluara pas 17 javëve të luajtura.

Teuta-Laçi  2-4   (Aleksi 22′, Hebaj 80’/ Deliu 45+3′, 90’+6,  Guindo  66′, 73′)

90’+6 – Goooool. Deliu shënon një gol spektakolar me një goditje perfekte nga distanca, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes. Spektakolar mesfushori, që ashtu si Guindo, bën dopietë në sfidën e sotme.  

90′ – Akordohen 5 minuta shtesë..

89′ – Sërish Hebaj me kokë, por këtë herë është shtylla që I mohon golin dhe më pas mbrojtja kurbinase largon rrezikun.

88’ – Sërish pranë barazimit Teuta, me Hebajn që merr mirë një top brenda zonës, e rregullon, por më pas gjuan keq, duke e dërguar mbi kuadrat.

82’ – Tjetër krosim në zonë për Hebajn, që këtë herë nuk koordinohet mirë dhe dërgon topin lehtësisht në duart e Dajsinanit. Pranë barazimit Teuta.

80’ – Gooool. Rihap takimin Rubin Hebaj. Pas një krosimi të ardhur nga goditja e dënimit, sulmuesi shkodran gjuan saktë me kokë dhe dërgon topin në rrjetën e Dajsinanit, duke rihapur takimin.

73’ – Gooool. Laçi mbyll llogaritë e ndeshjes, teksa shënon sërish Guindo, i cili shfrytëzon një krosim të ardhur në zonë, për të dërguar topin për herë të tretë në rrjetë.

66’ –Goooool! Guindo merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe gjuan saktë, duke dërguar topin për herë të dytë në rrjetë e duke I dhënë avantazhin Laçit. 1-2.

61’ Rast për penallti pas një ndërhyrjeje të Kotobellit ndaj Mazrekaj, teksa arbitri shkon të vërtetojë rastin në VAR.

 

 Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë e takimit Teuta-Laçi.

 

48’ Gool! Ardit Deliu barazon shifrat e takimit Teuta-Laçi. 

44’ – Shehu godet drejt portës së Teutës nga distanca, por porteri Qirko reagon shumë mirë dhe ndalon barazimin e shifrave nga Laçi.

28’ – Laçi tenton të barazojë vlerat vetëm 6 minuta pas me Mazrekaj, por Qirko arrin të ndalojë sulmin e ‘bardhezinjve’.

22’ – Goool! Aleksi zhbllokon sfidën me një goditje spektakolare nga distanca dhe i jep avantazhin Teutës.

2’ – Mazrekaj shërben për Lushkjan mbi vijën e zonës dhe numri 10 gjuan menjëherë, por larg kuadratit të portës së Qirkos.

 – Starton sfida në “Egnatia Arena”…

Formacionet zyrtare

Teuta (4-2-3-1): Qirko; Todorovski, Qaqi, Kotobelli, Idrizaj; Acquah, Aleksi; E.Vila, Plaku, L.Vila; Hebaj. Trajner: Edi Martini.
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Velija, Velkoski, Turkaj, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Zarubica, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency