Premier League

Aston Villa rikthehet te fitorja, zhyt Evertonin në krizë rezultatesh

Aston Villa rikthehet te fitorja në Premier League dhe këtë e bën përballë Evertonit në “Goodison Park”, fal triumfit minimal 0-1.

Skuadra e Gerrard dominoi pjesën e parë sa i përket rasteve, por deri në momentin e golit, kuadratin e gjeti vetëm një herë, në minutën e 13-të me argjentinasin Buendia, i cili u ndal nga portieri Pickford. Në fraksionin e parë, Everton nuk krijoi asgjë duke vuajtur mungesën e kimisë së skuadrës. Kur të gjithë prisinin sinjalizimin përfundimtar të pjesës së parë, Aston Villa shënoi golin e avntazhit në minutën e tretë shtesë, ku pas një goditje këndi, Emiliano Bundia, i cili  fal një prekje të lehtë ia doli të gjente rrjetën e vendasve.

Në fraksionin e dytë, vendasit provuan të ndryshonin dicka, duke krijuar raste, por gjithashtu duke vuajtur mungesën e finalizimit dhe saktësisë sepse Everton nuk e goditi në asnjë moment kuadratin e Martinez. Në krahun tjetër, të besuarit e Gerrard administruan mjaft mirë takimin dhe rezultatin, duke mos u hedhur në aventurë për golin e dytë dhe gjithashtu duke treguar kujdes maksimal në mbrojtje.

Në fund 0-1 dhe 3 pikë me shumë vlerë, duke lënë pas 3 ndeshje pa fitore për Aston Villa-n që prek kështu vendin e 10-të në koutën e 26 pikëve. Ndërkohë, Everton është zyrtarisht në krizë, me ndeshjen e pestë radhazi pa fitore në ishull dhe qëndron përsëri në zonën e ftohtë, në vendin e 16-të me 19 pikë.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency