Interesim konkret, kombëtarja e famshme evropiane ëndërron Guardiolën
Pep Guardiola ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me Manchester City, ekip të cilin e drejton prej verës së vitit 2016.
“Cityzens” po dominojnë Premier League, por objektivi i madh mbetet Champions League, turne që klubi anglez nuk e ka fituar kurrë.
Guardiola e ka shprehur publikisht dëshirën për të drejtuar një kombëtare në të ardhmen dhe ajo mund të jetë Holanda.
Drejtuesit e Federatës Holandeze e shohin 51-vjeçarin si trajnerin perfekt që mund të rikthejë tulipanët te suksesi.
Te Holanda ëndërrojnë të arrijnë një akord me Guardiolën në vitin 2023 sipas Daily Mail, mundësi që e intrigon trajnerin katalanas.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



