Featured

VIDEO/ Shmanget tragjedia në Brazil, tifozi futet në fushë me thikë!

Nuk janë të pakta rastet kur tifozët kthehen protagonistë në një ndeshje futbolli, teksa futen në fushë për të sulmuar arbitrin, kundërshtarët apo edhe thjesht për të dhuruar spektakël. Gjithsesi, së fundmi disa tifozë brazilianë i kanë kaluar të gjitha limitet duke qenë se u futën në fushë për të sulmuar kundërshtarët me thikë në duar.

Teksa po luhej ndeshja e të rinjve mes Palmeiras dhe Sao Paulo në Arena Barueri e vlefshme për gjysmëfinalet e Futbollit të të rinjve, fansat Sao Paulos nuk i përmbajtën nervat duke qenë se ekipi i tyre ishte shumë pranë eliminimit.

Për fat të mirë, ndërhyrja e futbollistëve të Sao Paulos shmangu një tragjedi teksa në fushë u gjet edhe thika e agresorëve. Situata u vendos në kontroll falë ndërhyrjes më pas të agjentëve të sigurisë ndërsa në vijim ndeshja u mbyll mes panikut, teksa kualifikimi i takoi Palmeiras.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency