Verstappen “ngacmon” Hamilton: Duhet një ekip dominues që të luftosh për titullin e tetë
Max Verstappen është kampioni i ri i botës në Formula 1, teksa holandezi triumfoi përballë Leëis Hamilton në garën e fundit të sezonit, madje duke e parakaluar britanikun në xhiron e fundit për t’i hequr mundësinë e titullit numër tetë, çka do të ishte një rekord që do të kalonte edhe një legjendë si Schumacher.
Sakaq, Verstappen është duke u përgatitur për sezonin e ri që do të startojë në muajin mars ndërsa 24-vjeçari do të provojë sërish titullin, megjithatë e pranin se nuk mund të jetë e lehtë pasi për të pasur vazhdimësi duhet edhe një ekip dominues duke “ngacmuar” Hamilton për forcën e treguar në këto vite nga Mercedes.
“Pas atij titulli botëror gjithçka që fati do të rezervojë për mua është e mirëpritur. Nuk mund ta di nëse do të garoj për të fituar shtatë apo tetë tituj, pasi për ta bërë këtë duhet edhe fat, por edhe një ekip dominues. Pasi ekipi mund të të garantojë në momentin kur fati do të mungojë.
Unë gjithnjë kam ëndërruar të fitoj një titull botëror, por kjo nuk do të thotë se pasi të humbas një garë nuk do të jem sërish i mërzitur. Por, mbase mërzia do të më kaloj pak më shpejt se më parë”, u shpreh Verstappen.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



