Kategoria Superiore

Një muaj pa fitore, Vllaznia vijon të vuajë finalizimin e dobët

Vllaznia nuk fiton prej më shumë se një muaji në “Abissnet Superiore”, me shkodranët të cilët në katër javët e fundit kanë grumbulluar vetëm katër pikë fal katër barazimeve.

Vllaznia nuk fiton në kampionat nga 12 dhjetori, nga sfida përballë Skënderbeut në Shkodër, ndërsa saga e barazimeve e ka zanafillën nga java e 14-të ndaj Dinamos, për të vijuar me Kukësin, Tiranën dhe Egnatian.

Në 17-të javë kampionati, shkodranët janë kampionë për barazime sepse për momentin është skuadra më me shumë barazime, plotë nëntë, më shumë se çdo ekip tjetër. Një ecuri që ka ngadalësuar hapin e nëntë herë kampionëve të Shqipërisë në garën për titullin kampion, aq sa tani kreu është shumë pikë larg.

Një ecuri që ka edhe të mirat e saj pasi Vllaznia është ekipi i vetëm që nuk e njeh humbjen prej dhjetë javësh në kampionat, seria më e mirë për momentin krahasuar me çdo rivalë, por gjithashtu, ky moment ka dhe aspektet negative.

Në katër ndeshje skuadra Brdaric jo vetëm nuk fiton, por edhe ka vuajtur për të shënuar sepse në katër barazime ka shënuar vetëm dy gola dhe pse ka krijuar raste pafund duke lënë kështu shumë pikë rrugës.

Një gol ndaj Kukësit dhe një ndaj Egntias, nuk janë të mjaftueshme për një skuadër që pretendon titullin kampion dhe tani në Shkodër pritet ndryshimi, sepse nga kjo ecuri jo vetëm që Vllaznia ka humbur, por rivalët direkt kanë përfituar, pasi tani shkodranët janë në vendin e katërt.

Vllaznia sheh përpara një kalendar të ngjeshur me tre transferta radhazi, duke nisur me ethet e Kupës, ku në mesjavë shkodranët udhëtojnë drejt Vlorës për sfidën me Flamurtarin, ndërsa në fundjavë, në javën e 18-të, Vllaznia udhëton drejtë Kamzës për takimin ndaj Kastriotit, e më pas sfida direkte përballë Laçit.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency