Featured

Mbyllen zgjedhjet, Alimehmeti zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë

Kanë përfunduar zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbolli, Tiranë, teksa fitues është shpallur ish futbollisti i Tiranës, Krenar Alimehmeti, i cili garonte me Eduart Prodanin.

Rezultati ishte qartazi në favor të Alimehmetit, që mori mbështetjen e plot 44 delegatëve, , teksa vetëm dy prej tyre votuan në favor të kandidatit tjetër, Eduart Prodani.

Në total delegatët me të drejtë vote në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë, kanë qenë 67, nga të cilët dy kanë munguar dhe janë paraqitur vetëm 65.

Vlen të theksohet se kandidati Eduart Prodani, bashkë me 18 delegatë, u larguan nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit para se të mbahej procesi i votimit, pas propozimit për ndryshim të rendit të ditës, për votimin e anëtarëve.

Për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë, ka pasur tension të madh ditët e fundit, teksa vetëm mbrëmjen e djeshme kreu i bashkisë, Erjon Veliaj mblodhi delegatët me të drejtë vote dhe u bëri presion të votojnë në favor të Eduart Prodanit.

Gjuha e kryebashkiakut të kryeqytetit linte vërtetë për të dëshiruar, teksa ndër të tjera Veliaj theksonte se “futbolli është ishulli i fundit që nuk është nën kontrollin e tij”, duke pranuar hapur ambiciet për të marrë nën kontroll edhe organizimin e sportit më popullor në vend.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency