Java e 17/ Tirana ruan distancën nga ndjekësit, Laçi e Kukësi konfirmohen pretendentë
Java e 17 e Abissnet superiores prodhoi 10 gola dhe rezultate surprizë, teksa “hëngri kokën” e një tjetër trajneri, pasi Edi Martini u shkarkua nga pankina e Teutës, për t’i lënë vendin sërish Renato Arapit.
Durrsakët pësuan humbjen e katërt radhazi në Superiore, teksa u mposhtën me rezultatin 2-4 nga Laçi në “Egnatia Arena” dhe konfirmuan momentin e vështirë që po kalojnë, pasi kanë grumbulluar vetëm 18 pikë dhe janë zyrtarisht në garë për mbijetesën.
Surpriza e javës u regjistrua në Shkodër, ku Vllaznia nuk arriti të ndahet prej barazimeve, pasi mori vetëm një pikë përballë Egnatias modeste në “Loro Boriçi”. Shkodranët vijojnë të vuajnë në finalizim dhe tani e shohin veten 10 pikë larg kreut, duke komplikuar tërësisht garën për titullin kampion.
Rigjetën fitoren Tirana e Kukësi, që mbajnë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë të renditjes, ndonëse me 6 pikë diferencë, ndërsa Partizani nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Kastriotit.
Rezultatet e javës së 17:
Renditja e Abissnet Superiores:



