Resuli: Ishim të barabartë me Vllazninë, Superiorja objektivi i Flamurtarit
Flamurtari luajti mirë, por n fund humbi 1-2 takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë, sfidë të cilën trajneri Dritan RFesuli e analizoi në prononcimin për “Gol pas Goli” në Supersport.
“E kishim vlerësuar ndeshjen, dihen vlerat e Vllaznisë. E kishim përgatitur ndeshjen që të ishim të barabartë. E treguam se jemi të barabartë, patëm shanset tona, nuk i shfrytëzuam. Keqardhje për rezultatin, por jam i kënaqur me lojën.
Mungesa e ndeshjeve është një nga arsyet që ishim pak jashtë ritmit. Si Flamurtar nuk e kemi qëllim fitimin e Kupës. Lojtarët bënë një paraqitje shumë të mirë.
Ne kemi afruar shumë lojtarë të datëlindjes 2002, 2003. Objektivi ynë kryer është kalimi në Superiore sa më shpejt”, deklaroi trajneri i skuadrës vlonjate.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



