Kupa e Shqipërisë

Brdariç: E interpretuam mirë ndeshjen, Aralica kishte nevojë për pushim

Vllaznia ishte “e përkëdhelura” e shortit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi u vu përballë Flamurtarit dhe ia doli të fitojë 1-2 aktin e parë në Vlorë, falë dopietës së Mustedanagiç.

Trajneri Thomas Brdariç u shfaq i kënaqur me paraqitjen e të tijve, por la të kuptohej se objektiv primar për shkodranët mbetet rrugëtimi në kampionat.

“Unë mendoj se e morëm shumë seriozisht ndeshjen, pasi Flamurtari nuk është ekip i thjeshtë, aq më tepër që duhej të mendonim edhe për sfidën e fundjavës ndaj Kastriotit. E dinim që duhej të merrnim rezultat pozitiv dhe ia dolëm.

Fitorja ishte synimi i parë, por natyrisht edhe një shans që disa lojtarë ta shfrytëzonin për të treguar veten. Them se morëm përgjigje pozitive në të dy rastet.

Ne duam kualifikimin në Kupë, ku jemi kampionët në fuqi, megjithatë kampionati ka një rendësi maksimale dhe ka ende më shumë se gjysmën e ndeshjeve për t’u luajtur.

Mendoj se e mbajtëm mirë ndeshjen sot, duke shënuar dy herë me një nga lojtarët tanë ofensivë. Nuk ka rëndësi kush shënon, por të zbatohet plani i ndeshjes, gjë që e bëmë shumë mirë. Aralica nuk luajti titullar sot, por të dielën kemi një ndeshje tjetër dhe ai kishte nevojë për pushim.

Të dy qendërmbrojtësit tanë nuk kishin mundësi të luanin sot, ndaj luajtëm me Gurishtën e Bulatoviç në qendër, jo në rolet e tyre primare”, tha Brdariç.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency