Magani: Barazimi na favorizon, preferoj të luaj me një tjetër lojtar në sulm
Artur Magani realizoi golin e Egnatias në barazimin 1-1 ndaj Laçit në Kupën e Shqipërisë. Sulmuesi i skuadrës rrogozhinase foli rreth ndeshjes ndaj bardhezinjve në “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera tha:
“Jam i kënaqur për golin, më bën të lumtur. Rezultati na favorizon disi, pasi nuk më vlerë goli jashtë fushe. Është gjithçka e hapur, shpresoj të luajmë më mirë në Laç. Unë mundohem t’i bëj sa më mirë detyrat e trajnerit. Shpresoj të rikthehet Pedro. Nuk e kam problem konkurrencën, nuk i trembem.
Nuk është e njëjtë të kesh babain trajner apo një trajner tjetër. Kemi bërë mirë me babain trajner dhe tani. Ai, unë dhe shumë të tjerë kanë merita për rikthimin e Egnatias në Superiore, por sigurisht që është ndryshe kur ke babanë trajner.
Çdo sulmues ndihet më mirë me një partner më afër. Këto ndeshje kam luajtur i vetëm, jam munduar të bëj mirë, por preferoj të luaj me një tjetër lojtar në sulm”, deklaroi sulmuesi i Egnatias.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



