Merkato

E kryer/ Interi bind Atalantën për Gosens, zbulohen detajet e operacionit

Robin Gosens është goditja e Interit në merkaton e janarit. Kampionët e Italisë kanë arritur akordin me Atalantën, që do të përfitojë 25 milionë euro (22+3 në formë bonusesh).

27-vjeçari është pjesë e Atalantës prej vitit 2017 dhe gjatë këtyre viteve ka qenë një ndër më të dalluarit tek ekipi i Gasperinit. Gosens luan në linjën e majtë dhe ka një nuhatje të mirë për golin.

Paraqitjet pozitive tek Atalanta i siguruan debutimin te kombëtarja gjermanë në shtatorin e vitit 2020, teksa deri tani numëron 13 ndeshje dhe dy gola me “Pancerat”.

Mediet italiane raportojnë se Interi ka arritur akordin final me Atalantën për huazimin e lojtarit, me të drejtë blerje në fund të sezonit për shumën e 25 milionë eurove.

Agjenti i Gosens ndodhet në zyrat e klubit nga Milano për të siguruar marrëveshjen me drejtuesit e Interit, në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës dhe rrogën që do të përfitojë lojtari gjerman.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency