“Sule do largohet në verë, duhet t’i respektojmë disa parametra ekonomikë”
Niklas Sule ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Bayern Munchen. Qendërmbrojtësi gjerman del lojtar i lirë në verë, dhe mund të zgjedhë pa u nxituar ekipin e ardhshëm në karrierë.
Edhe pse Bayerni insistoi të zgjaste bashkëpunimin me lojtarin e kombëtares gjermane (36 ndeshje dhe një gol), ky i fundit refuzoi të gjithë propozimet e ardhura nga drejtuesit bavarezë.
Shkaku lidhet me paratë dhe rrogën e re, sipas Sule të pamjaftueshme. Largimi i 26-vjeçarit në fund të sezonit si lojtar i lirë, konfirmohet edhe nga presidenti i Bayernit, Oliver Kahn.
“Bisedimet me Niklas u zvarritën për një kohë të gjatë. Ne i bëmë një ofertë në lidhje me rinovimin, të cilën ai e refuzoi. Niklas ka vendosur të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.
Ne kemi një përgjegjësi të caktuar kur bëhet fjalë në lidhje me rinovimet e lojtarëve. Duhet të respektojmë disa kushte financiare”, deklaroi kreu i rekordmenëve të futbollit gjerman.
Sule u bë pjesë e Bayernit në vitin 2017 dhe në këtë sezon është aktivizuar në 18 ndeshje nga trajneri Julian Nagelsmann. Mbrojtësi pëlqehet nga Real Madrid, Barcelona, Chelsea dhe Manchester United.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



