Telashe për Bayern, Davies kërkon të luajë, por kardiologu e pengon. Sezoni i kanadezit në dyshim
Alphonso Davies është i detyruar të qëndrojë larg fushave të blerta për të paktën tre muaj, ndërsa vendos në rrezik serioz aktivizimin sërish për këtë edicion futbollistik. Pasi kaloi COVID-19, mbrojtësi kanadez pati një problem kardiak duke tronditur Bayern Munich dhe tashmë duket se pjesën e dytë të sezonit do t’i duhet ta ndjekë në rolin e spektatorit.
Në fakt, Davies ka shprehur dëshirën për të luajtur, por ka qenë një nga mjekët më të mirë kardiolog, Florian Straube ai i cili e ka penguar në mënyrë drastike të zbresë në fushë pa pasur më parë garanci të plotë se nuk do të ketë asnjë problem me zemrën e tij.
“Në rastin e një miokardi post COVID, atëherë Davies duhet të qëndrojë larg fushës për të paktën tre muaj, kjo është këshilla e vetme që unë mund t’i jap në këtë moment lojtarit. Ai nuk mund të zbresë në fushë pa pasur garancinë totale se gjithçka është në rregull”, shprehet kardiologu Straube.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



