Futboll

I dha fitoren Botosanit, mesfushori shqiptar në formacionin e javës në Rumani (video)

Enriko Papa në formacionin më të mirë të javës së 22-të të Ligës së Parë në Rumani. Sulmuesi 28-vjeçar u rreshtua mes më të spikaturve të këtij raundi, pasi rezultoi vendimtar në fitoren 1-0 të Botosanit përballë Sepsi Sf. Gheorghe.

Para e shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 41-të, pas një asisti të zgjuar të Mailat. Në fakt, edhe kontrolli i topit nga sulmuesi shqiptar ishte perfekt.

Futbollisti shqipar është aktivizuar në 19 ndeshje në total në elitën e futbollit rumun këtë sezon, duke e çuar në dy numrin e golave të shënuar. Ai ka realizuar edhe në sfidën e fituar 1-2 në fushën e Universitateas së Craiovas që në muajin gusht.

 

 

 

 

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency