Kategoria Superiore

Zyrtare/ Afrimi i katërt në merkato, Kukësi prezanton kapitenin e Shqipërisë U21

Jorgo Pëllumbi është lojtari i radhës që afrohet te Kukësi. Klubi verilindor pretendon titullin kampion dhe sot ka prezantuar afrimin e katërt në merkaton e janarit pas Shkurtajt, Mustës dhe Gligorov.

21-vjeçari korçar, i cili luan si qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë dhe shkatërrues, vjen në huazim nga klubi kroat i Varazdin. Pëllumbi ka mbajtur shiritin e kapitenit te Shqipëria U21 (15 ndeshje me kuqezinjtë).

Klubi kuksian i uron mirëseardhjen Pëllumbit, i cili më parë është aktivizuar me Skënderbeun në Superioren e futbollit shqiptar. Lojtari defensiv ndodhet në kontratë deri më 2023 me klubin e elitës së futbollit kroat.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency