Bylis mendon për Superioren, firmos me ish-lojtarin e Partizanit!
Bylis mendon që tani për sezonin e ardhshëm që me shumë gjasa do ta luajë në Kategorinë Superiore, pasi kryeson bindshëm Kategorine e Parë. Abubacar Camara është lojtari i radhës që firmos me skuadrën e Bylisit. Afrikani ka gjetur marrëveshjen me ballshiotët për të qenë pjesë e tyre në 3 sezonet e ardhshme.
Fillimisht ishte përfolur për një huazim të futbollistit që ka luajtur me Partizanin, por tashmë është e kryer se ai do të luajë me mallakastriotët. Kësisoj Bylis përforcohet në sulm, por edhe në mesfushë pasi 20-vjeçari ka aftësitë e duhura për të mbuluar të dy repartet.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



