Premier League

Pogba ndryshon “kurs” dhe kërkon të qëndrojë me United, por ka një kusht për trajnerin Rangnick

Një ndër temat më të komentuara në Angli për të paktën dy sezonet e fundit ka qenë e ardhmja e Paul Pogba. Tashmë, mesfushori është futur në pesë muajt e fundit të kontratës me Djajtë e Kuq dhe kur mendohej se e kishte ndarë mendjen për t’u larguar me parametër zero nga anglezët, Pogba i ka ofruar drejtuesve të klubit një ide për ta pasur edhe shumë kohë në Old Trafford.

Kushti i francezit lidhet drejtpërdrejtë me trajnerin aktual të ekipit, Ralf Rangnick, për të cilin Pogba ka një konsideratë të lartë dhe nëse gjermani qëndron në krye të ekipit sezonin e ardhshëm, atëherë edhe ai do të diskutojë kontratën e re me United. Në fakt, 28-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë nën drejtimin e Rangnick duke qenë se është i dëmtuar prej muajit nëntor dhe mund të rikthehet në fushë vetëm në mesin e muajit shkurt, megjithatë gjermani i ka lënë një shije të mirë teksa Pogba është i impresionuar me mënyrën si skuadra sillet në fushë.

Megjithatë, vlen të theksohet se marrëveshja e Rangnick me United është vetëm për këtë sezon dhe më pas ai do të marrë rolin e këshilltarit në klub, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo kërkesë e Pogba mund të ndryshojë rrjedhën e situatave në klub.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency