Kategoria Superiore

Zgjidhet problemi, “Fanatics” në stadium për ndeshjen me Kukësin: Shkojmë masivisht, pa karta!

Kërkesa e Policisë së Shtetit për të identifikuar secilin prej tifozëve që do të futej në stadiumin Air Albania nëpërmjet kartave të identitetit, nuk është mirëpritur aspak nga “Tirona Fanatics”, por edhe grupime të tjera tifozësh të skuadrave kryeqytetase.

Kështu, në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë ndaj Dinamos tifogrupi i njohur i bardhebluve bojkotoi shkallët e stadiumit ndërsa ishin duke ndjekur të njëjtën linjë edhe për ndeshjen e sotme ndaj Kukësit. Madje, në rrjetet sociale ata e njoftuan mungesën e tyre në stadium pasi kartat do të ishin sërish një kërkesë e policisë në hyrje të stadiumit.

Gjithsesi, në orët e vona të së shtunës është arritur marrëveshja që “Fanatics” të mund të futen në stadium siç bëjnë zakonisht, pra pa nevojën për të treguar mjetin e identifikimit. Sakaq, menjëherë ata kanë reaguar duke theksuar se do të jenë prezent në Air Albania për të mbështetur ekipin e zemrës në një provë të rëndësishme.

Njoftimi i Tirona Fanatics:

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency