Featured

Balaj zgjedh Roshin në vend të Vllaznisë, sulmuesi firmos me klubin e ri

Bekim Balaj zgjedh të transferohet në turqi, ku do të aktivizophet me skuadrën e Boluspor, në Ligën e parë të Turqisë. Sulmuesi shkodran i bashkohet kolonisë së shqiptarëve tek skuadra e Boluspor, ku aktivizohen Gentian Selmani, Odise Roshi dhe Devi Bregu. Balaj u përfol shumë për një transferim të mundshëm tek skuadra e Vllaznisë, të cilët donin shumë ta rikthenin në Abissnet Superiore sulmuesin, por në fund 31-vjeçari zgjodhi të shkonte në Turqi.

Për t’u veçuar fakti se Balaj bashkohet sërish me Odise Roshin, më të cilin ka luajtur për shumë sezone tek Rijeka dhe Akhmat Grozni. Aventura e fundit e Balajt ishte në Rusi, ku u aktivizua në 16 ndeshje me skuadrën e Nizhny Novgorod, por nuk mundi që të shënonte asnjë gol në kampionat.

Krahaa aventurave me Vllazninë, Rijekën dhe Akhmat Grozni, Balaj është aktivizuar dhë në Austri tek Sturm Graz, Slavia Prague në Çeki, Jagiellonia në Poloni, Genclerbirigi në Turqi dhe Tiranën në Shqipëri.

Balaj numëron dhe 44 ndeshje me kombëtaren, ku ka shënuar 8 gola, por do të mbahet mend gjatë për atë realizim në Aveiro të Portugalisë në kualifikueset e Kampionatit Europian Francë 2016, ku nisi dhe rrugëtimi i kualifikimit historik të Shqipërisë në Euro 2016.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency