Featured

VIDEO/ VAR, penallti dhe i kuq: Latifi rikthen Vllazninë te fitorja

Vllaznia rikthehet te fitorja në Abissnet Superiore pas katër barazimeve radhazi. Ekipi shkodran fitoi 0-1 në Kamzë përballë Kastriotit, që regjistroi humbjen e parë me Emiliano Çelën në stol.

Ndeshja ishte tepër e luftuar, dyluftimet e ashpra dhe kartonët e verdhë nuk munguan, por në fund sfida u vendos nga një penallti e saktë e Liridon Latifit 14 minuta përpara fundit.

Mustedanagic dhe Latifi kërcënuan vendasit në pjesën e parë, por Sali ndodhej në një ditë shumë të mirë. Vllaznia vijoi të sulmonte, teksa Kastrioti ishte i rreshtuar me forca të shumta në prapavijë.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Latifi, Krymi dhe Kruja iu afruan golit në pjesën e dytë, por për t’u zhbllokuar takimi u desh ndërhyrja e VAR-it në çerekorëshin e fundit të lojës. Ardit Krymi u frenua në mënyrë të parregullt dhe penallti për Vllazninë.

Liridon Latifi gjuajti saktë, gjeti golin e gjashtë sezonal në Superiore dhe i dhuroi tre pikë të arta ekipit të Brdaric. Mevlan Adili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutat shtesë, por miqtë e ruajtën avantazhin e artë, dhe tani numërojnë 30 pikë.

Kastrioti-Vllaznia 0-1 (Latifi pen 76′) 

Kronika e ndeshjes:

 90+1′ Karton i kuq për Mevlan Adili. Mbrojtësi i kuqebluve ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Vllaznia me dhjetë lojtarë.

 90′ Vllaznia pranë golit të dytë. I jashtëzakonshëm Sali që devijon në këndore.

 88′ Kundërsulm i ekipit shkodran. Fjoart Jonuzi gjuan nga larg, pret pa probleme Sali.

 76′ Shans i artë për Vllazninë. Kryesori Beqiri akordon penallti për ekipin shkodran. Gjuan saktë Liridon Latifi, 0-1 për Vllazninë.

 71′ Vllaznia pretendon për penallti. Ardit Krymi rrëzohet në zonë, arbitri Beqiri kërkon ndihmën e VAR-it.

67′ Mustedanagic dhuron spektakël brenda zonës krutane, dhuron një kros në zonë, por asnjë nga sulmuesit e kuqebluve nuk përfiton.

 59′ Vllaznia në sulm. Arsid Kruja gjuan fort, reagon shumë mirë “gardiani” Sali, i cili devijon topin në këndore.

 54′ Pasiguri në mbrojtjen krutane, gjuan fort Ardit Krymi, topi përfundon jashtë.

 49′ Dëmtohet sulmuesi i Vllaznisë Djurdjevic pas ndërhyrjes së Prodanit.

 46′ Vllaznia e nis në sulm pjesën e dytë. Gjuan Liridon Latifi, grushton portieri Sali.

 Mbyllet pjesa e parë në Kamzë. Barazim pa gola mes Kastriotit dhe Vllaznisë.

 45+1′ Arbër Basha tenton nga goditja e dënimit, pret pa probleme Zogovic.

 40′ Mevlan Adili prek topin me dorë si mbrojtësi fundit, arbitri Beqiri vazhdon lojën.

21′ Sërish e rrezikshme Vllaznia që provon me Liridon Latifin por tentativa e tij prek vetëm rrjetën e jashtme.

 16′ Vllaznia e rrezikshme me Mustedanagic por reagon në mënyrë të shkëlqyer Sali.

10′- Minutat e para nuk prodhojnë asgjë të rrezikshme edhe pse Kastrioti po shikon më shumë nga porta e Zogoviç

Formacionet:

Kastrioti(4-3-3): Sali, Neziri, Dida, Hussein, Rami, Basha, Karakaçi, Okebugëu, Greca, Prodani, Ajazi

Trajner:Emiliano Çela

Vllaznia(4-3-2-1): Zogoviç, Gurishta, Bulatovic, Adili, Hakaj, Jonuzi, Krymi, Heriç, Latifi, Mustedanagic, Djurdevic

Trajner:Thomas Brdaric

Gjyqtar: Adrian Beqiraj

Asistentë: Astrit Mahmuti, Taulant Kasa

Gjyqtar i 4-t: Erjon Bastari

VAR: Andi Koçi

Avar: Rexhino Mersinasi

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency