Lajme

Zbulohet arsyeja e mungesës së Diagne, mbrojtësi udhëton drejt Francës

Fallou Diagne është mungesa në mbrojtje e Vllaznisë për ditën e sotme në ndeshjen ndaj Kastriotit, mirëpo lojtari ka një arsye madhorë për të mos qenë pranë skuadrës kuqeblu. Diagne është bërë baba në këto ditë dhe ka udhëtuar drejt Francës për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij.

Sigurisht, për një arsye kaq personale dhe të bukur, klubi i Vllaznisë i ka dhënë leje 32-vjeçarit për të qëndruar i qetë dhe për t’iu gëzuar dhuratës së veçantë. Sakaq, pritet që Diagne të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të kampionatit që Vllaznia e luan përballë Laçit në transfertë.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency