Kategoria Superiore

Halili ul euforinë, Gjici: Ishim dobët, Tiranës i duhen disa fitore 4-0 kundër nesh

Dy presidentët folën shkurt pas ndeshjes Tirana-Kukësi 4-0. Presidenti i klubit verilindor, Safet Gjici pranoi se ekipi i tij luajti dobët, teksa nuk i kurseu thumbimet ndaj stafit teknik dhe kundërshtarëve. I qetë u shfaq Refik Halili. Presidenti i Tiranës vlerësoi paraqitjen e djemve të tij, ndërsa për titullin theksoi se është ende herët për të folur.

GJICI – “Kishim mungesa, por ishim shumë dobët. Nuk kishim ardhur për të fituar, nuk është loja e Kukësit kjo. Nuk kemi marrë kaq shumë gola, stafi të rregullojë gabimet. Tirana duhet të na mundë disa herë 4-0, pasi i kemi mundur më shumë, por sot nuk ishte Kukësi i vërtetë”.

HALILI – “E rëndësishme është të fitosh, jemi shumë mirë më pikët. Të vazhdojmë këtë që bëmë, nuk mund të themi që çdo gjë ka mbaruar për titullin, jemi larg. Skuadra tregoi vlerat e veta, zgjedhje e shkëlqyer e stafit, që vendosi skuadrën për të fituar”.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency