Kupa e Francës

Kualifikohet Monaco, St Etienne eliminohet nga një skuadër e kategorisë së katërt

Skuadra e Monacos në çerekfinale të Kupës së Francës. Ekipi nga principata eliminoi Lensin të cilin e mposhti 2-4 në “Stade Bollaert-Delelis”, ku e hipotekoi praktikisht kualifikimin që në pjesën e parë. Rezultati shkoi 0-3 pa u mbushur gjysmë ore lojë, teksa e tundën rrjetën Ben Yedder, Jean Lucas dhe Diop. Në fundin e pjesës së parë shkurtoi diferencën në 1-3 Said, ndërsa goli i Kalimuendo rihapi ndeshjen në të 53-tën. Gjithsesi, në fundin e sfidës realizoi golin e rezultatin përfundimtar 2-4 dhe të dytin personal Ben Yedder.

Vazhdon të befasojë skuadra Gergerac, që luan në nivelin e katërt të futbollit francez. Kjo skuadër modeste eliminoi në fazën e 1/8-ave një ekip me traditë se St Etienne, falë golit të shënuar nga Escarpit në minutën e 76-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency