Kategoria Superiore

Dinamo synon rikthimin te fitorja në transfertën rrogozhinase

Barazimi me Vllazninë e ka motivuar Egnatian që të kërkojë fitoren e parë për këtë vit të ri kalendarik ndaj Dinamos. Skuadra rrogozhinase do të presë ekipin kryeqytetas, në ndeshjen e fundit të fazës së dytë, në një sfidë (Supersport 4, 13:45)ku do të synojë që minimalisht të mos dalë duarbosh.

Trajneri Zekirija Ramadani do të ketë të disponueshëm Demir Imerin, i cili në takimin me Vllazninë mungoi për shkak kartonësh, ndërsa Pedro Agusto gradualisht po riaftësohet dhe mund të jetë i gatshëm për të dhënë më shumë kontribut për skuadrën.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Në anën tjetër është Dinamo që në 7 ndeshjet e fundit në kampionat ka marrë vetëm 1 fitore, në takimin e këtij fillim viti, ku mundi Kukësin minimalisht falë golit të Eni Imamit. Realizimi i mbrojtësit është i vetmi në këto shtatë ndeshje, çka tregon se sulmi mbetet reparti që nuk po arrin të gjejë ritmin e duhur.

Lilaj dhe Denison i kanë dhënë një tjetër fytyrë skuadrës, që ka më shumë fantazi dhe agresivitet e ndaj Egnatias kërkojnë që përmirësimi i lojës të reflektohet dhe në rezultate.

Si Egnatia ashtu dhe Dinamo janë dy skuadrat që u ngjitën edicionin e shkuar në Abissnet Superiore, ndërsa në fazën e parë u ndanë në një barazim 1-1. Sa i takon pozicionimit në tabelën e klasifikimit, aktualisht blutë e kryeqytetit e shohin veten në kuotën e 18 pikëve, me tre pikë më shumë se rrogozhinasit, që ndodhen në vendin e nëntë të klasifikimit.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency