Serie A

Pasuesi i kapitenit Insigne, Napoli zgjedh lojtarin me origjinë shqiptare

Lorenzo Insigne do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Kapiteni del lojtar i lirë në verë dhe ka vendosur të vijojë karrierën në MLS tek ekipi kanadez i Torontos.

Drejtuesit e klubit italian kanë filluar nga punë për të gjetur pasuesin e 30-vjeçarit dhe po studiojnë lojtarë të ndryshëm. Një nga emrat që intrigon trajnerin Spalletti është Adnan Januzaj.

Lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e Real Sociedad prej vitit 2017, këtë sezon numëron 4 gola dhe 3 asiste, dhe kontrata me klubin bask i përfundon në verë.

Voetbal 24 shkruan se Januzaj pritet të zbarkojë me parametra zero te Napoli në fund të sezonit për të qenë ai pasuesi i Insignes. 26-vjeçari ka luajtur më parë me klube si Manchester United, Dortmund dhe Sunderland përpara se të transferohej në La Liga.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency