Mbappe firmos me Realin e Madridit, bëhet futbollisti më i paguar në botë
Në ditën e fundit të merkatos së janarit, e përditshmja gjermane Bild sjell konfirmime të reja për një transferim të bujshëm, që do të konkretizohet vetëm në verë.
Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, që sipas medias gjermane, ka firmosur tashmë me Realin e Madridit, ku do të transferohet në verë si futbollist i lirë dhe do të përfitojë një pagë prej 50 milionë eurosh neto në sezon.
Kjo shifër e bën francezin, futbollistin më të paguar në botë dhe në të njëjtën kohë rikthen Realin e kohës se galaktikëve, me madrilenët që duket se janë gati të pushtojnë sërish botën e futbollit.
Reali provoi të marrë Mbappe edhe verën e kaluar, por atëherë PSG refuzoi ofertën prej 170 milionë eurosh, pasi shpresonte të bindë francezin për rinovimin e kontratës.



