Përforcohet Everton, vjen në huazim mesfushori i United
Everton merr në huazim nga Manchester United holandezin Donny Van de Beek. Lojtari në fakt ishte në selinë e klubit për të kryer ritualin e vizitave mjekësore.
Bëhet fjalë për përforcimin e parë për FrankLampard, që e donte me çdo kusht mesfushorin e Holandës, për të rritur cilësinë e organikës dhe në të njëjtën kohë për të menaxhuar dëmtimet e shumta që ka pësuar në këtë repart. Vetë futbollisti pranoi të shkojë dhe të luajë te Everton, edhe për tu ringritur pas eksperiencës aspak të mirë në Manchester.
I transferuar në Old Trafford një vit më parë për 45 milionë euro, lojtari nuk bindi kurrë plotësisht, pa mundur që të ambientohet në botën e Manchester United.
Everton në bazë të marrëveshjes do të paguajë të plotë pagën e futbollistit, dhe në sajë të kësaj lëvizjeje mposhti konkurrencën e Crystal Palace të Patric Viera, që kishte ofruar të paguante 85 % të rrogës së Van de Beek, ofertë kjo që nuk kishte kënaqur krerët e Manchester United.



