Valon Behrami ikën nga Genoa, por mbetet në Itali
Valon Behrami ndryshon skuadër. Futbollisti shqiptar është larguar nga Genoa për t’u zyrtarizuar te skuadra e Brescias në Serinë B. 36-vjeçari u bashkohet “dallëndysheve” me parametër zero.
Behrami ka përvojë të madhe në Serinë A. Gjatë karrierës së tij në futbollin italian ka luajtur me shumë skuadra, duke nisur nga Genoa, Verona, Lazio, Fiorentina, Napoli e Udinese.
Nga viti 2005 deri në 2018-tën ka qenë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, ku është aktivizuar në 83 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.



