Kategoria Superiore

Kastrioti njofton largimin e mbrojtësit 23-vjeçar, i bashkohet Dinamos

Indrit Prodani nuk është më futbollist i Kastriotit në Abissnet Superiore. Mbrojtësi 23-vjeçar largohet pas dy sezonesh e gjysmë nga ekipi krutan, të cilit iu bashkua në verë të vitit 2019.

Kastrioti ka zyrtarizuar divorcin me futbollistin e lindur në Laç nëpërmjet një postimi të shkurtër në faqen zyrtare, duke e falënderuar për kontributin e dhënë.

Prodani është aktivizuar në total në 47 ndeshje të Superiores, 17 vetëm gjatë sezonit aktual (ka shënuar 2 gola gjatë sezonit të kaluar).

Mësohet se futbollisti 23-vjeçar i është bashkuar Dinamos, që forcon organikën më një lojtar tashmë të konfirmuar në Kategorinë Superiore për të mbuluar pozicionin e Isaevskit, i cili do të mungojë gjatë për arsye dëmtimit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency