Featured

Shifrat/ Superiorja sakrifikon spektaklin për objektivat, faza e dytë humbet golat

Ditën e diel u mbyll faza e dytë e kampionatit teksa Superiorja futet në gjysmën e dytë të saj dhe në atë që konsiderohet vendimtare për fatet e skuadrave. Por, nëse iu hedhim një sy statistikave dhe të bëjmë një krahasim mes dy fazave të para, vihet re se që në fazën e dytë ekipet e elitës në Shqipëri kanë nisur të mendojnë më shumë për rezultatin duke u shndërruar në cinikë ndërsa mundohen me çdo kusht të mos kalojnë në aventurë.

Si rrjedhojë në fazën e dytë të sezonit rrjetat e portës janë “shkundur” shumë herë më pak se në të parin, teksa mungojnë plot 30 gola. Kështu, nëse në fazën e parë u shënuan 117 gola me një mesatare prej 2.6 golash për ndeshje, tashmë në fazën e dytë janë realizuar vetëm 87, me mesataren e golave për ndeshje që ka rënë në 1.9.

Ndërkohë, me garën që sa vjen dhe bëhet më e ashpër teksa secila skuadër ka objektivin e saj për të realizuar, shanset më të mëdha janë që trendi i ulët i golave të vazhdojë edhe në gjysmën e dytë të kampionatit.

Megjithatë, në fund janë golat ato që garantojnë suksesin dhe e bëjnë diferencën, ndaj mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reflektim në këtë pikë për të mbërritur edhe njëherë në shifrat e fazës së parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency