Në moshën 39-vjeçare, sulmuesi nis aventurën e re me ish-skuadrën e Canës
Jermain Defoe ka qenë një nga futbollistët më të spikatur te kombëtarja e Anglisë, por edhe me Tottenham, klub me të cilin ka shënuar mbi 90 gola. Në dy vitet e fundit, sulmuesi ka qenë pjesë e Rangers në Skoci, ndërsa tashmë në moshën 39-vjeçare kur mendohej se Defoe do të tërhiqej nga futbolli, ai ka vendosur të nisë një aventurë të re teksa rikthehet në ishull.
Këtë herë, Defoe është bërë pjesë e Sunderland në Ligën e Parë angleze duke firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit aktual. Vlen të theksohet fakti se Defoe ka qenë edhe më parë pjesë e Sunderland, saktësisht në periudhën 2005-2007, kur klubi ishte pjesë e Premier League, teksa sulmuesi shënonte 34 gola në dy vite.
Ndërkohë, Sunderland është në garë për t’u ngjitur në Championship dhe Defoe me eksperiencën e tij mund t’i japë një ndihmesë të madhe klubit ku në të kaluarën është aktivizuar edhe Lorik Cana, për të arritur objektivin sezonal.
We are delighted to welcome Jermain Defoe back to the Stadium of Light on an initial contract until the end of the 2021-22 season! ✍️#SAFC | #DefoeHomecoming
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) February 1, 2022
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



