Një sulmues dhe një mbrojtës, Dinamo prezanton dy afrime të reja
Dinamo ka qenë padyshim një nga klubet me aktive në merkaton e dimrit, teksa ditën e sotme janë prezantuar edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për sulmuesin Arbër Mehmetllari dhe mbrojtësin e majtë Indrit Prodani, të cilët kanë firmosur me blutë dhe janë vënë menjëherë nën urdhrat e Blendi Shkëmbit.
Prodani vjen nga Kastrioti, pasi ka bërë mjaft mirë me klubin krutan dhe tani do të marrë vendin në krahun e majtë të mbrojtjes dinamovite, aty ku Isaevski është dëmtuar dhe do të mungojë për shumë javë.
Sa i përket Mehmetllarit, bëhet fjalë për një sulmues me mjaft perspektivë, që në të kaluarën ka luajtur edhe me Bylis, dhe tani i shtohet dyshes Chinedu-Reginaldo, në misionin për të dërguar topin në rrjetë.
Edhe sulmuesi nga Mozambiku është një afrim i merkatos së janarit, ashtu si Sabien Lilaj e braziliani Denisson, të cilët janë shndërruar menjëherë titullarë të formacionit të klubit kryeqytetas.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



