Featured

Rrëfimi i “Fenomenit”: Romario ishte bir k*rve, na detyronte t’i pastronim këpucët

Ronaldo Nazario da Lima, i njohur si “Fenomeni”, ishte i ftuar nga Christian Vieri në emisionin “Twitch Bobo TV”. I pranishëm ishte edhe Cassano, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes tek Reali i Madrid. U zhvillua një bisedë e këndshme, duke kujtuar gjëra nga e kaluara dhe duke analizuar lojtarët e së tashmes dhe të së ardhmes. Sigurisht që u përmendën emra si: Mbappé, Cristiano, Messi, Haaland apo Benzema.

“Doja të luaja me Vierin me çdo kusht. Për shkak të lëndimeve nuk kemi luajtur shumë ndeshje bashkë. Vieri iu bashkua Interit vetëm për të luajtur me mua, ai mund t’i bashkohej ndonjë klubi tjetër elitar”.

Nga Botërori i tij i parë me Brazilin, në vitin 1994, ai ka kujtime të pashlyeshme që i ka ndarë me sarkazmën e tij të zakonshme.

“Kam mësuar shumë nga Romario dhe Bebeto. Ata ishin frymëzim për mua, edhe pse Romario ishte bir k*rve, sepse i detyronte lojtarët e rinj t’i pastronin këpucët ose t’i çonin kafe.”

“Fenomeni” tregon një tjetër rreng të Romarios:

“Disa vite më vonë, në 1997, gjatë stërvitjes për Copa América, Romario papritmas më tha: “Bëhu gati, do të dalim sonte, mos u shqetëso”. Kisha përgatitur një shkallë për të kaluar murin e hotelit dhe në anën tjetër na priste një taksi. U kthyem në 5 të mëngjesit dhe të nesërmen isha i rraskapitur nga stërvitja. E kuptova që Romario e bëri qëllimisht për të më lodhur dhe për të zënë vendin tim në njëmbëdhjetëshen startuese”.

Për “yjet” e futbollit të sotëm, Ronaldo komenton:

“Messi është i jashtëzakonshëm, një lojtar i fuqishëm dhe teknik. Ai dëshiron të shënojë në çdo ndeshje. Neymar është një tjetër top-lojtar. Shpresoj të fitojë diçka me Brazilin, por është kritikuar për jetën e tij private. Megjithatë, nga ky brez ai është më i mirë se yni. Ata ushqehen mirë dhe flenë shumë. Për ne ishte e kundërta, pa llogaritur numrin e femrave që kishim.”

“Fenomeni” nuk ka asnjë dyshim kyr pyetet se cilin sheh si futbollistin më të mirë sot për sot:

“Benzema, pas tij vjen Lewandowski. Haaland do të bëhet numri 1, por dy të tjerët janë më të mirë se ai për momentin. Mbappé është gjithashtu shumë i fortë. Kam lexuar se ai ka nënshkruar një kontratë 50 milionë euro në vit me Realin e Madridin. Sigurisht, ne luajtëm në kohën e gabuar”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency