Momente tmerri për lojtarin e Lazios, e kërcënojnë me armë dhe i grabisin orën Rolex
Toma Basic është futbollisti i radhës që ka rënë pre e grabitjeve. Mesfushori kroat i Lazios ka kaluar momente tmerri gjatë ditës së sotme.
25-vjeçarit i është grabitur një orë Rolex në zonën Parioli të kryeqytetit italian, ngjarje për të cilën ka nisur hetimet policia italiane.
Basic po shkonte në një drekë me shokët e skuadrës, teksa një person me fytyrë të mbuluar e ka kërcënuar sapo ka zbritur nga makina e tij.
Lojtarit nga Zagrebi i është drejtuar arma përpara fytyrës, dhe në kushte të tilla është detyruar t’i dorëzoje orën e shtrenjtë grabitësit, i cili është larguar menjëherë me një motor.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



