Tirana “rrëmben” një talent të portës, firmos me bardheblutë gardiani 17-vjeçar
Në sezonet e fundit, klubi i Tiranës ia ka dalë me sukses të promovojë të rinjtë ndërsa kjo tashmë duket se është kthyer në një strategji të drejtuesve bardheblu, duke parë edhe paratë që janë fituar apo mund të fitohen nga shitja e “xhevahirëve” të tyre jashtë Shqipërisë.
Së fundmi, Tirana ka komunikuar nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në rrjetet sociale se ka firmosur për tre vite me nje portier 17-vjeçar. Fjala është për Tomas Kirin, i cili ka dalë nga të rinjtë e Vllaznisë ndërsa ka qenë pjesë e Shkëndijes U17.
Tashmë, gardiani mund të përfitojë edhe më shumë nga ana profesionale teksa mund të stërvitet me grupin e drejtuar nga trajneri Orges Shehi ndërsa bëhet pjesë e bardhebluve si një lojtar i perspektivës.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



