Futboll

Një ngjarje e rëndë nga Greqia, i riu shqiptar humbet jetën në fushë

Një ngjarje tejet e rëndë është regjistruar në futbollin grek, teksa bëhet fjalë për një lojtar shqiptar i cili ka ndërruar jetë duke luajtur futboll në kategorinë e tretë.

Fjala është për Aleksandër Llambi, 21-vjeçar, i cili ndërsa aktivizohej për skuadrën e Liupoli humbi ndjenjat në fushë.

Mjekët ndërhynë me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit, duke e dërguar edhe në spital. Por, për fatin e keq gjithë përpjekja rezultoi e kotë duke qenë se Llambi nuk ia doli të mbijetonte.

Vlen të theksohet se për Llambin kishte shumë pritshmëri në futbollin helen, madje ai ishte në pronësinë e Apolon Smirnis, teksa klubi që është pjesë e elitës greke ka reaguar duke shprehur keqardhjen për një ngjarje kaq të rëndë.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency